Mbappe, Hakimit: Ti bërë histori vëlla

15 dhjetor 2022 | 15:24

Kylian Mbappe ka bërë një cicërimë në Twitter për ta ngushëlluar për humbjen shokun e tij të skuadrës të Paris Saint-germain, Achraf Hakimi, pasi që Franca fitoi në gjysmëfinale kundër Marokut

Të dy janë shokë dhe u ndeshën me njëri-tjetrin në gjysmëfinalen e dytë që u mbajt të mërkurën në mbrëmje, por në fund, Franca e Mbappes e mundi Marokun e Hakimit dhe do të përballet në finale kundër Argjentinës.

Pas fitores 2-0 të Les Bleus, sulmuesi ka bërë një mesazh ngushëllimi për Hakimin e Marokut dhe ata kanë shkëmbyer fanellat pas ndeshjes. Mbappe më vonë ka bërë edhe një status për kolegun e tij të PSG në rrjetet sociale duke i dërguar atij një mesazh ngushëllimit.

 

“Mos u mërzit vëlla, të gjithë janë krenar me atë çfarë bërë ti, bëre historinë”, shkroi ai në Twitter duke etiketuar Hakimin.

Mbappe vuri në vështirësi disa herë Hakimin me shpejtësinë e tij dhe kishte disa duele me të gjatë ndeshjes. Sulmuesi pati gisht në dy golat që i shënoi Franca, në të parin ku goditja e tij u devijua dhe shkoi të Theo Hernandes ashtu si në golin e dytë që po ashtu pati devijim të topit që shkoi të Randal Kolo Muani që shënoi golin e dytë.

 

Les Bleus arrin kështu në finale dy herë radhazi në dy Botëroret e fundit dhe do të luajnë të dielën kundër skuadrës së Argjentinës, ku Mbappe do të luanë kundër shtatë herë fituesit të “Topit të Artë”, Lionel Messi që po ashtu luan në të njëjtën skuadër me Mbappen, atë të PSG-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në…