Mbappe ia kërkon borxhin PSG-së  

11 prill 2025 | 12:30

Përfaqësuesit ligjorë të kapitenit të Francës, Kylian Mbappe, i kanë drejtuar një apel Ministrisë Franceze të Sporteve dhe UEFA-s, duke kërkuar që ish-klubi i tij, Paris Saint-Germain, t’i paguajë 55 milionë euro në formë rrogash të prapambetura. Kjo shumë përfaqëson detyrime financiare që PSG nuk i ka shlyer ndaj sulmuesit, i cili aktualisht është pjesë e Real Madridit.

Pavarësisht se Liga Franceze e Futbollit urdhëroi klubin të shlyente borxhin vitin e kaluar, Federata Franceze e Futbollit e hodhi poshtë kërkesën e Mbappés, me arsyetimin se çështja ishte në shqyrtim nga një gjykatë civile.

Në përgjigje, avokatët e lojtarit e çuan çështjen në një gjykatë në Paris, e cila ka marrë vendim për të ngrirë llogaritë bankare të PSG-së në vlerën e 55 milionë eurove, në pritje të një vendimi përfundimtar.

Ndërkohë, klubi parisien nuk ka dhënë ende asnjë koment zyrtar mbi këtë zhvillim. Avokati Pierre-Olivier Sur ka deklaruar gjithashtu se është bërë një ankesë për ngacmim ndaj PSG-së, duke akuzuar klubin se i ka bërë presion Mbappes për të rinovuar kontratën në vitin 2023 – një vit përpara përfundimit të saj. Mbappe iu bashkua Real Madridit sezonin e kaluar si lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës me klubin francez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë tani zyrtarisht të divorcuar.…