Mbappe kërkon 55 milionë euro nga PSG-ja
Media franceze “Le Monde” raporton se Kylian Mbappe, i cili u largua nga PSG-ja dy muaj më parë për t’iu bashkuar Real Madridit, ka kërkuar 55 milionë euro nga klubi parisien, sepse nuk do t’i paguhej një pjesë e bonusit të nënshkrimit dhe pagave mujore për muajin prill, maj dhe qershor.
Mbappe dhe enturazhi i tij iu drejtuan LFP-së dhe UEFA-s, me ndërmjetësimin e FFF-së. Ish-kapiteni i skuadrës franceze ka vendosur ta çojë çështjen në komisionin ligjor të LFP (La Ligue de Football Professionnel që menaxhon Ligue 1 dhe Ligue 2) dhe UEFA-s, me FFF (Federata Franceze e Futbollit) si ndërmjetëse.
Objektivi është aktivizimi i një procedure ligjore për të rikuperuar një të tretën e bonusit të nënshkrimit (36 milionë euro) dhe pagesat mujore (prill, maj dhe qershor), të parashikuara në kontratë, por të papaguara.