Mbappe lirohet nga akuzat për përdhunim në Stokholm

12 dhjetor 2024 | 11:50

Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, u lirua nga akuzat për përdhunim dhe ngacmim seksual gjatë qëndrimit të tij në Stokholm të Suedisë gjatë muajit tetor.

Prokuroria suedeze mbylli hetimet për rastin, duke përmendur mungesën e provave si arsye.

“Gjatë hetimeve është identifikuar një person për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm për përdhunim dhe dy raste të ngacmimeve seksuale, por besojmë se provat nuk janë të mjaftueshme për vazhdimin e procedurës dhe për këtë arsye hetimet janë mbyllur. Personi i identifikuar është i pa dyshuar për kryerjen e veprës penale”, thuhet në deklaratë, e cila u bë e ditur publikisht nga Prokuroria.

Gjithçka ndodhi më 10 tetor, kur duke shfrytëzuar mungesën nga kombëtarja franceze për shkak të dëmtimit, Mbappe udhëtoi drejt Stokholmit.

Sipas mediave suedeze, francezi është parë në klubin e natës V në Stureplan para se të kthehej në Madrid të premten pasdite dhe vetëm të shtunën ka mbërritur policia për përdhunimin e dyshuar të ndodhur në hotel.

Në një intervistë të gjatë që dha pak ditë më parë në emisionin “Clique” në Canal+, Mbappe trajtoi për herë të parë akuzat për përdhunim.

“Nuk e prisja fare, jam i habitur nga mënyra se si është shkruar. Këto janë gjëra që nuk ju ndodhin aq lehtë. Nuk mora asgjë, asnjë ftesë. Lexova njësoj si gjithë të tjerët, në shtyp, ndaj nuk jam i shqetësuar”, tha francezi.

Sulmuesi i Realit shpjegoi se është ende në kontakt me gruan që takoi në Suedi dhe pretendon se ajo nuk është ankuese dhe se nuk e di se kush qëndron pas saj.

Mbappe ka bërë 22 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar 12 gola dhe duke regjistruar dy asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim drejtorin e përgjithshëm…