Mbappe lojtari i ndeshjes Francë – Argjentinë
30 qershor 2018
| 19:15
Sot është zhvilluar derbi i vërtetë në mes Francës dhe Argjentinës në 1/8 e finales së Botërorit.
“Gjelat” u treguan të fuqishëm përball argjentinasve të udhëhequr nga lojtari më i mirë në botë, Messi, transmeton KP.
Për fitoren 4-3 të francezëve më i merituari është i riu Kylian Mbappe dhe sulmuesi 19-vjeçar i Paris Saint-Germainit, është shpallur nga FIFA lojtari më i mirë i ndeshjes, pasi shënoi dy gola në fitoren 4-3 të francezëve dhe po ashtu nxori penallti, të cilën Griezmann e shndërroi në gol.
Mbappe gjatë tërë kohës u solli probleme mbrojtjes argjentinase, ndaj të cilit pati ndërhyrje të vazhdueshme, si e vetmja mundësi për ta ndalur.
Mbappe u vlerësua me notën 9.07.