
Mbappe mbron Lukakun: Të gjithë kundër racizmit
06 prill 2023
| 10:46
Futbollisti i PSG-së, Kylian Mbappe i ka dalë në mbrojtje sulmuesit Romelu Lukakut pas thirrjeve raciste ndaj tij. Belgu u bë pre e koreve ofenduese racore në “Allianz Stadium” nga tifozët e Juventusit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.
Ylli francez ka publikuar një “story” në profilin e tij në “Instagram” duke thënë se duhet të jenë të gjithë të bashkuar kundër racizmit: “Jemi në vitin 2023 dhe gjithmonë ka të njëjtat probleme. Por ne nuk do t’ju lejojmë. Të gjithë kundër racizmit”.