Mbappe me 50 gola në Ligën e Kampionëve, lojtari i dytë më i ri që e arrin këtë

11 dhjetor 2024 | 16:01

Kylian Mbappe ka qenë protagonist në fitoren e Real Madridit ndaj Atalantës.

Sulmuesi francez zhbllokoi ndeshjen dhe e rriti numrin e golave të tij në kompeticionin më të lartë evropian për klubet. Që nga debutimi i tij në sezonin 2016-2017 në Ligën e Kampionëve, francezi ka kontribuar në 74 gola (në këtë kompeticion).

Më saktësisht ka shënuar 50 gola dhe ka dhënë 24 asistime, shifra që janë më të ulëta vetëm se ato të Robert Lewandowski (69 gola dhe 11 asistime).

Për më tepër, Mbappe shënoi golin e tij të 50-të në Ligën e Kampionëve dhe e arriti këtë në moshën 25 vjeç e 356 ditë, në vetëm 79 ndeshje. Kjo e bën lojtarin e dytë më të ri që e arrin këtë, pas Lionel Messit. Mbappe kërkoi të zëvendësohej në minutën e 35-të për shkak të një shqetësimi në pjesën e pasme të kofshës së majtë.

Ancelotti ka frikë se mund ta humbasë yllin e tij për ndeshjen e ardhshme. Lëndimi i Mbappe ngre edhe një herë çështjen e dëmtimeve te “Los Blancos”.

Ai është lojtari i 27-të që kalon në “infermieri” gjatë muajve të fundit. Duhet kujtuar se aktualisht janë jashtë loje Mendy, Camavinga, Carvajal, Militao dhe Alaba.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Infrastrukturës u ka rikujtuar qytetarëve se nesër (e…