
Mbappe ndihet i lodhur: Jam i vdekur, nuk kam më fuqi
Sulmuesi Kylyan Mbappe udhëhoqi Realin e Madridit drejt fitores 2-1 ndaj Vijarrealit të shtunën në “Ceramica”, një stadium ku skuadra e bardhë nuk kishte fituar që nga viti 2017. Sulmuesi francez shënoi 2 golat e fitores së Realit, duke e çuar në 31 numrin e rrjetave në këtë sezon me “Los Blancos” në 44 takime në të gjitha kompeticionet.
Kamerat e “Movistar Plus+” fiksuan momentin kur Mbape u largua i rraskapitur nga fusha, duke pranuar se: “Jam i vdekur, nuk kam më fuqi!”.
Reali i Madridit, në fakt, ishte plotësisht i rraskapitur nga sforcimi fizik, duke luajtur dy ndeshje në më pak se 72 orë, që solli edhe përplasjen e madhe mes klubit të bardhë dhe La Ligas “Është shumë e vështirë. Të gjithë e ndoqën ndeshjen kundër Atleticos, 120 minuta, luajtëm me shumë emocione… Dhe dy ditë më vonë, të luash është e vështirë. Edhe nxehja ishte e vështirë, jo më ndeshja, por ne duhet të respektojmë stemën dhe të luftojmë deri në fund, dhe kjo është ajo që bëmë dhe mundëm të fitonim”, ka deklaruar Mbape.
Francezi nuk ishte i vetmi që u ankua. Të gjithë kanë qenë një mendje “ne jemi shumë të lodhur, kjo është e padurueshme”.