Mbappe, një ‘minierë ari’, Reali pritet të shesë 4 milionë fanella të francezit në vit
Do të jetë me të vërtetë një minierë ari.
Kilian Mbape duket se e ka zëvendësuar yllin e Kristiano Ronaldos në “Santiago Bernabeu”, siç u duk edhe në prezantim.
Lajmet nga Spanja janë që kapiteni i Francës do të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm në financat jo vetëm të Realit, por edhe të kompanisë Adidas, që sponsorizon klubin e madh spanjoll.
Sipas një projeksioni të specializuar, brenda një sezoni pritet të shiten 4 milionë fanella të Mbapesë, nga të cilat madrilenët mund të nxjerrin edhe 300 milionë euro.
Kjo do të thotë pesëfish më shumë sesa shiti fanella Xhud Belingham sezonin e kaluar, kur erdhi në “Bernabeu”.
Natyrisht, Adidas pritet të fitojë mjaft nga imazhi i Mbapesë, dhe 120 milionë eurot që kompania gjermane i jep Realit, padyshim që duken një investim i shkëlqyer.
Adidas është mësuar edhe të pranojë investime pa fitime të mëdha, siç ndodh me 100 milionë eurot që i jep kombëtares së Gjermanisë.
Presidenti Florentino Perez padyshim që është I lumtur për situatën sportive dhe financiare të klubit të kryeqytetit spanjoll.
Reali është një makinë parash, që kaloi pa probleme edhe pandeminë e Covidit, dhe që është kampion në fuqi i Spanjës dhe i Evropës.