Mbappe nuk e ka ndërmend të aktivizojë klauzolën e rinovimit
Vera duket se është e nxehtë në Paris. Kylian Mbappe është duke e ri-menduar seriozisht të ardhmen e tij te Paris Saint-Germain. Në marrëveshjen e rinovimit që ai nënshkroi vetëm një vit më parë me klubin francez, përfshihej një klauzolë ku ai mund të rinovonte në mënyrë të njëanshme deri në qershor të vitit 2025.
Kontrata që nënshkroi me PSG-në në fakt kishte një kohëzgjatje prej dy sezonesh fikse plus një vit opsion shtesë dhe jo tre si njoftuan fillimisht drejtuesit e klubit francez. Mbappe ka afat deri më 31 korrik 2023 për të bërë efektiv sezonin shtesë dhe të mbetet i lidhur me klubin e tij deri në vitin 2025, por sipas gazetës franceze “L’Equipe” kjo nuk do të ndodhë.
“Skenari është ndryshe”, shkruan “L’Equipe”, e cila thekson se në vjeshtë tashmë i kërkoi bordit të largohej për shkak të mosmarrëveshjeve, megjithëse tensioni mes dy palëve është qetësuar.