
Mbappe paralajmëron largimin nga PSG-ja
20 maj 2019
| 15:26
Kylian Mbappe gjatë ceremonisë ku u shpall lojtari më i mirë i sezonit në Ligën 1 franceze e ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga kampionët e Francës, PSG.
“Ky ishte sezoni im i katërt në Ligue 1 dhe mund të kem arritur në pikën e parë apo të dytë të karrierës time. Është koha të marr më shumë përgjegjësi mbi vete, të rritem. Ndoshta do jem i lumtur në Paris, ose ndoshta në një vend tjetër, me një projekt të ri. Nëse flas sërish për këtë gjë, do e teproj, por ky ishte mesazhi që doja të jepja”, ka thënë Mbappe.
Mbappe u bë lojtari më i ri në histori që shpallet më i miri i sezonit në Francë, duke kaluar Hazardin dhe Benzeman.