Mbappe pranë largimit nga PSG-ja, në Madrid e presin ‘krahëhapur’
Si në çdo fraksion merkatoj, të këtyre 2 viteve të fundit edhe në këtë merkato dimri, “kryefjala” është “ylli” francez i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, me këtë të fundit, që ka vetëm 5 muaj kontratë të mbetur, me “gjigantët” e Ligue 1 dhe ka afat deri më datë 30 janar, për të marrë një vendim përfundimtar, mbi të ardhmen tij.
Mirëpo, nëse Mbappe nuk tregon, sipas raportimeve të prestigjiozes gjermane, “BILD” gjithçka është vendosur, me “fenonimenin” francez, që ka vendosur të largohet nga “parisienët”, në fund të karrierës së tij, për shkuar te “Galaktikët” e Real Madrid, me këta të fundit, që kanë thuajse 2 vite, që presin për ish-kampionin e botës.
Më tej në raportimin e tyre, “BILD” shkruan se kontrata e re me 14 herë fituesit e UEFA Champions League do të ishte 5-vjeçare, nga e cila Mbappe do të përfitonte plot 50 milionë euro në sezon, pa llogaritur këtu bonuset e mëtejshme dhe 100 milionë euro bonus nënshkrimi dhe tashmë na mbetet vetëm të presim konfirmimin e lojtarit, për të mbyllur një herë e mirë këtë telenovelë.