Mbappe preferon qëndrimin në PSG
23 korrik 2020
| 11:14
Kylian Mbappe ka dëshpëruar tifozët e Real Madridit. Sulmuesi i Paris Saint-Germainit ka insistuar se nuk dëshiron të largohet nga klubi francez.
“Jam këtu. Unë jam pjesë e projektit të klubit për të katërtin vit”, ka thënë Mbappe për beIN Sports.
“Viti i 50 i klubit është një vit shumë i rëndësishëm për klubin, për tifozët dhe për të gjithë. Kështu që unë do të jem këtu, pavarësisht se çfarë ndodh. Do të tentoj t’i sjell trofetë këtu, bashkë me skuadrën, dhe do ta jap më të mirën nga vetja”, ka deklaruar Mbappe.