Mbappe pritet të fitojë çështjen ligjore kundër PSG-së
Ylli i Real Madridit, Kylian Mbappe thuhet se do të fitojë çështjen ligjore kundër ish-skuadrës së tij, Paris Saint-Germain, rreth një dëmshpërblimi prej 55 milionë eurosh. Sipas gazetës franceze “L’Equipe”, Mbappe do të fitojë në mosmarrëveshjen e tij ligjore kundër PSG-së.
Komisioni i LFP do të vendosë në favor të Mbappes javën e ardhshme me francezin që do të paguhet 55 milionë euro nga kampioni i Ligue 1. 55 milionë euro janë ato që i detyrohen Mbappes nga PSG si bonuse dhe paga të papaguara gjatë vitit të fundit të kontratës së tij.
Pritet që PSG-ja të apelojë vendimin pasi këmbëngulin se nuk duhet t’i paguajnë më para Mbappes pasi ai refuzoi të zgjasë kontratën e tij. PSG-ja më parë apeloi vendimin e mëparshëm dhe tani do të apelojë sërish për herë të dytë.