Mbappe: Real Madrid? Më mirë pyesni mamanë time
Kylian Mbappe do të nënshkruajë për Real Madridin kur kontrata e tij me Paris Saint-Germain të skadojë në fund të muajit të ardhshëm. Megjithatë, francezi ende nuk ka konfirmuar asgjë edhe përkundër intervistave të fundit për media të ndryshme.
“Për momentin thashë se po largohem, por nuk po largohem menjëherë. Këto janë vetëm fjalë, nuk kam bërë asnjë veprim në atë që do të bëj”, ka thënë Mbappe për RMC Sport. “Është e sigurt që kur të largohem nga Franca do të jetë diçka e vështirë sepse nuk do ta gjej kurrë atë që kisha në Francë, gjëra të shkëlqyera. Për momentin po largohem nga PSG-ja, kjo është e vetmja gjë që duhet ditur”.
Duke i thënë se nëna e tij ka thënë se klubi i tij i ardhshëm është ‘i njohur’, Mbappe buzëqeshi dhe shtoi: “Nëse ajo e di, duhet të shkoni dhe ta pyesni”. Në fund, Mbappe foli edhe për Lojërat Olimpike që do të mbahen këtë verë në Paris. “Nuk kam më nevojë të them se cilat janë qëllimet e mia, të gjithë e dinë. Mendoj se duhet t’i lëmë gjërat të ndodhin, por Olimpiada është e veçantë, veçanërisht në Paris. Unë nuk di asgjë për të”, ka përfunduar Mbappe.