Mbappe refuzoi ofertën e PSG-së prej 45 milionë eurosh në sezon
02 shtator 2021
| 11:39
Real Madridi provoi ta merrte sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe, deri në ditën e fundit të merkatos së verës. Oferta e fundit e madrilenëve ishte 200 milionë euro, por në Paris vendosën që ta mbanin edhe pse i mbaron kontrata në qershorin e vitit të ardhshëm.
PSG-ja i ka ofruar një kontratë dyvjeçare me 45 milionë euro në vit, më shumë nga sa fitojnë Neymari dhe Messi, por lojtari ka thënë jo.
Skuadra franceze në këtë mënyrë rrezikon që ta humbasë me parametra zero në fundin e sezonit, pasi Mbappe me shumë mundësi do t’i bashkohet Realit me një kontratë të majme.