Mbappe rrezikon sfidën ndaj Bayernit
02 shkurt 2023
| 13:27
Kylian Mbappe luajti vetëm njëzetë minutat pjesës së parë ndaj Montpellierit. Sulmuesi francez pësoi një lëndim dhe në Paris janë të shqetësuar, pasi më 14 shkurt do të luhet dueli i 1/8-së në Ligën e Kampionëve ndaj Bayern Munchen.
Pas një përplasje me Leo Leroy, Mbappe preku disa herë anën e majtë të këmbës dhe pak më vonë, kërkoi një zëvendësim. Gjendja e francezit pritet të vlerësohet.