Mbappe shënon gol spektakolar në stërvitje, feston “si i çmendur” duke shkuar drejt dhomave të zhveshjes

16 tetor 2023 | 23:53

Kylian Mbappe ka prodhuar një moment magjik gjatë seancës stërvitore me Francën, përpara miqësores së nesërme ndaj Skocisë.

Ka pasur pikëpyetje mbi formën e ylli francez kohët e fundit mes mungesës së golave ​​të tij. Ai nuk ka shënuar gol në katër ndeshjet e fundit me Paris Saint-Germainin, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, Mbappe e hodhi poshtë çdo shqetësim për performancën e tij në fitoren 2:1 të Francës kundër Holandës para tre ditësh, duke shënuar të dy golat e fitores – teksa “Gjelat” siguruan kualifikimin në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

24-vjeçari ka shënuar shumë gola spektakolar gjatë karrierës së tij dhe ai shënoi një të tillë gjatë stërvitjes së sotme.

Sulmuesi i PSG-së më pas festoi me një vrapim qesharak dhe u largua krejtësisht nga fusha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë qëndrimit në Tiranë në kuadër të ​samitit të Procesit…