Mbappe shmang operimin, do të luajë me maskë
18 qershor 2024
| 11:50
Kylian Mbappe në ndeshje ku Franca fitoi ndaj Austrisë theu hundën dhe u gjakos pas një dyluftimi në zonë.
Teksa mendohej se lojtari do të operohej, e kundërta do të ndodhë. Sipas njoftimit nga Federata Franceze e Futbollit, Mbappe nuk do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, por do të vendosë një maskë dhe do të jetë në ndeshjet e ardhshme të Francës.
“Kylian ka pësuar një frakturë në hundë. Është rikthyer në kampin bazë të skuadrës franceze. Do të marrë trajtimet e duhura, por nuk do të operohet menjëherë, do t’i vendoset një maskë për t’i dhënë mundësinë që të zbres në fushë”, thuhet në reagimin e Federatës Franceze.