Mbappe si Ronaldo, Bayernit i ka humbur shkëlqimi
Legjenda e Bayern Munchen, ish-futbollisti Lothar Matthaus ka folur për epilogun e ndeshjes Bayern-PSG.
Matthaus u shpreh se “Bavarezët” kanë humbur shkëlqimin e tyre dhe Flick është dashur të mendojë për zëvendësimet e lojtarëve sepse “Bavarezët” janë në garë për gjashtë trofe dhe u duhet një rrotacion i mirë.
Ai tha se Mbappe është duke shkuar rrugës së Cristiano Ronaldos.
“Lewandowski me shumë mundësi do të ketë qenë i frustruar në shtëpi nga inati që nuk ishte në fushën e lojës. Bayerni krijoi shumë raste por nuk ndëshkoi kundërshtarin”, tha ai.
“Ishte një ndeshje e mirë për futbollin në përgjithësi, por ishte humbje e panevojshme nga kampioni në fuqi. Mbappe tregoi edhe njëherë që është një nga lojtarët më të mirë në botë”, shtoi ai.
“Bayerni është një skuadër që luan për të gjashtë trofetë. Ndoshta duhet të kishin menduar më mirë për lojtarët zëvendësues”, tha gjermani.
“Nuk kam asgjë me Cupo-Moting i cili ndaj Parisit bëri një ndeshje të madhe duke shënuar edhe një gol, por mendoj që “Bavarezët” duhet të kishin edhe alternativa të tjera për sulmin dhe pjesën tjetër të skuadrës”, tha Matthaus.
Matthaus ishte plot lëvdata për Mbappen.
“Ai është një lojtar perfekt për Realin. Aty ai mund të bëhet Ronaldo i ri. Mbappe kërkon të bëhet një lojtar i madh dhe për këtë duhet të luajë në një skuadër të madhe. Mendoj që “Los Blancos” do të ishin skuadra perfekte për të”, përfundoi Lothar Matthaus.