Mbappe: Synimi i PSG-së është triumfi në Ligën e Kampionëve

24 qershor 2022 | 14:58

Kylian Mbappe ka përsëritur se objektivi kryesor i Paris Saint-Germain (PSG) është të fitojë trofeun e Ligën e Kampionëve për herë të parë në historinë e tyre.

Pasi paarritur në finale në vitin 2020, PSG-ja nuk kishte arritur të kalonte në raundin e 16-të sezonin e kaluar duke u eliminuar nga Real Madridi.

“Fitimi i Ligës së Kampionëve është objektivi i qartë dhe i përcaktuar i PSG -së”, ka thënë Mbappe për “BFMTV”.

Pasi ka kaluar Zlatan Ibrahimovicin si golashënuesi i dytë më i mirë i PSG-së i të gjitha kohërave, Mbappe ka theksuar se ai aspiron të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e klubit përpara Edinson Cavanit.

“Nëse vazhdoj kështu, nuk ka asnjë arsye pse nuk mund ta bëj. Do të ishte e pabesueshme, nëse mund ta bëja”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e njohur, Sharon Stone ka rrëfyer se ka humbur…