Mbappe: Të jesh në Real Madrid gjithmonë një ëndërr

21 janar 2025 | 14:10

Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, ka shprehur kënaqësinë e tij për të luajtur për gjigantët spanjollë, duke e përshkruar përvojën e tij si një “ëndërr” të realizuar. Mbappe, i cili ka qenë në formë mbresëlënëse kohët e fundit, duke përfshirë një dygolësh kundër Las Palmas, zbuloi se i pëlqen presioni për të performuar në nivelin më të lartë. “Të jesh këtu në Madrid është gjithmonë një ëndërr. Sa herë që kam mundësinë të luaj këtu ndihem i lumtur”, ka thënë Mbappe.

“Edhe kur nuk luaja mirë, ishte faji im, i askujt tjetër dhe tani jam më mirë”. Mbappe gjithashtu theksoi nevojën e tij për presionin intensiv që vjen me të luajturit për një klub si Real Madrid. “Kërkesat e Real Madridit? Më duhet. Më duhet presioni. Më duhet të ndiej se gjithmonë duhet të bëj më shumë”, ka përfunduar francezi. Komentet e yllit francez vijnë pas paraqitjes së tij të spikatur kundër Las Palmas, ku ai shënoi dy gola për të ndihmuar Real Madridin të sigurojë një fitore 4-1.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar i cili garon në listën për deputetë nga…