Mbappe vaksinohet kundër Covid-19
26 maj 2021
| 15:13
Ylli i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe, ka njoftuar se ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid19.
Talenti i madh francez ka publikuar dy fotografi në llogarinë e tij në Instagram duke treguar se është vaksinuar.
Mbappe dukej i lumtur pasi u vaksinuar derisa shihej teksa qeshte prapa maskës së tij.
Në fotografinë e parë Mbappe tregonte me gishtin e tij se sapo është vaksinuar, kurse në fotografinë e dytë shihej momenti teksa po merrte vaksinën.
E ardhmja e tij te PSG ende është në pikëpyetje. Mbappe prej kohësh lidhet me një kalim te Real Madridit, por që nuk ka asgjë konkrete.
22-vjeçari është pjesë e Francës për Kampionatin Evropian “Euro2020” që mbahet këtë verë dhe fillon më 11 qershor.
View this post on Instagram