“Mbase nuk e prezantoj unë BBV vitin tjetër”, Arbana Osmani reagon menjëherë ndaj deklaratës së Ledionit
Plot surpriza spektakli i sotëm i ‘Big Brother Vip’. Prezantuesi Ledion Liço devijoi paksa rregullat e ‘Vëllait të Madh’, duke i dhënë një informacion nga jashtë njërit prej banorëve të shtëpisë, Romeo Veshaj.
Ledioni i komunikoi Romeos se shoku i tij, Elvis Myrtaj, i eliminuar nga shtëpia, tashmë është pjesë e stafit në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel, një program të cilin e drejton Romeo dhe vëllai i tij Donaldi.
Ndërsa në një moment tha “Ku i dihet nuk e prezantoj më unë”.
Pak minuta pas kësaj deklarate, Arbana Osmani, prezantuesja e dy edicioneve të mëparshme të ‘Big Brother VIP’, postoi në InstaStory një mesazh: “E di, e di :)”.
Ky postim është parë në rrjetet sociale si një thumb i hapur kundërdrejt Ledionit, i cili mori rolin e saj si prezantues për sezonin e tretë. Mirëpo kishte edhe komente që ngritën dyshimet se moderatorja mund të rikthehet në format, meqënëse emri i saj preferohet më shumë për drejtimin e ‘BBV’.