Mbbape, lojtari më i mirë i ri
03 dhjetor 2018
| 21:25
Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe e ka fituar çmimin e me të mirit nga lojtarët e rinj.
Skuadra franceze ka paguar 180 milionë euro për Mbappen, i cili ka qenë ndër lojtarët më meritor për triumfin e Francës në Kupën e Botës, por edhe me rezultat e skuadrës së PSG-së.
Mbappe mposhti Houssem Aouarin e Lyonit, Trent Alexander-Arnoldin e Liverpoolit, Patrick Cutronen e Milanit, Ritsu Doan e Groningenit, Gianluigi Donnarumma të Milanit, Amadou Haidaran e Salzburbut, Justin Kluivertin e Romës, Christian Pulisicin e Dortmundit dhe Rodrygon e Santosit.