Mbërrijnë në Shqipëri edhe 45 mijë doza të vaksinës kundër Covidit
10 gusht 2021
| 07:16
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në aeroportin e Rinasit kanë mbërritur 45.630 doza të vaksinës “Pfizer”.
Me dozat e fundit të ardhura, Rama thotë se numri i vaksinave të mbërritura në Shqipëri ka shkuar në mbi 1.8 milion.
Postimi i plotë i tij në “Facebook”:
45,630 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin ‘Nënë Tereza’ duke e çuar në mbi 1,8 milion numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri.
1,270,057 vaksinime janë kryer deri tani, por duhet ende të rritet mbulesa vaksinale, ndaj një thirrje për qytetarët që ende nuk janë vaksinuar të shfrytëzojnë ditët e mbetura të muajit gusht për t’u vaksinuar ndaj COVID-19.