Mbërrijnë në Shqipëri mbi 32 mijë doza të vaksinës Pfizer
19 korrik 2021
| 22:12
Në Rinas mbrëmjen e sotme mbërritën më shumë se 32 mijë doza të vaksinës “Pfizer”.
Lajmin e dha kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, ku shkruan se procesi vijon cdo ditë pa u ndalur me vaksinimin e hapur +18 vjeç.
“32,760 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke çuar në 1,611,550 sasinë e vaksinave anticovid të mbërritura në vend. Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin e hapur +18 vjeç, deri të dielën, në çdo qendër vaksinimi në vend” shkruan Rama.
Në Shqipëri janë vaksinuar mbi një milion qytetarë me dozat Pfizer, AstraZeneca dhe dy vaksinat ruse dhe kineze.