Mbërrijnë në Ukrainë ndihmat e para ushtarake nga Amerika
17 prill 2022
| 11:37
Armët e para të paketës së fundit prej 800 milionë dollarësh të ndihmës ushtarake amerikane për Kievin, kanë mbërritur në Ukrainë.
“CNN” shkruan se lajmin e ka konfirmuar një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
Pentagoni njoftoi të premten se armët e para do të mbërrinin brenda 24 orëve.
Në këtë paketë të re ndihme ushtarake, Shtetet e Bashkuara kanë përfshirë, për herë të parë, armë me fuqi të lartë, duke përfshirë 11 helikopterë Mi-17, 18 aviatorë dhe 300 dronë të tjerë Switchblade ‘kamikaze’.
Armë të tjera pritet të mbërrijnë, pavarësisht kërcënimit rus.