Mbërrijnë vaksinat e para kundër Covidit në Greqi

25 dhjetor 2020 | 23:21

Bashkë me Krishtlindjet, Greqia është duke festuar edhe mbërritjen e dozave të para të vaksinës kundër koronavirusit.

Mediat greke raportojnë se pak minuta më parë, dozat e para të vaksinës së kompanisë Pfizer/ BioNTech kanë mbërritur në vend nën masa të rrepta sigurie.

Kamioni frigoriferik i ka dorëzuar ato tek autoritetet greke duke shënuar kështu një zhvillim të rëndësishëm për vendin, i cili është duke numëruar shifra të larta vdekshmërie.

Greqia do të marrë 83 mijë doza deri në 31 dhjetor dhe rreth 430 mijë doza deri në muajt janar dhe shkurt.

Ndërkohë, deri më tani nuk ka asnjë datë se kur do të mbërrijnë vaksinat e para në Shqipëri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë…