Mbërrin në Rinas ekipi i ekspertëve të emergjencave civile greke
26 nëntor 2019
| 15:44
Pas tërmetit mësohet se kanë mbërritur në Rinas ekipi i ekspertëve të emergjencave civile nga Greqia për në Shqipëri.
Avionë me skuadra special janë nisur mëngjesin e sotëm nga Italia dhe Greqia për në Shqipëri për të ndihmuar autoritetet për të trajtuar problemet e shkaktuara nga tërmeti me magnitutë 6.4.
Kryeministrat Giuseppe Conte dhe Kyriakos Mitsotakis kanë njoftuar homologun Edi Rama për avionët e nisur.