
Mbërrin në Shqipëri presidenti turk
17 janar 2022
| 11:29
Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan ka mbërritur sot në Shqipëri në kuadër të një vizite zyrtare, e cila pritet të zgjasë rreth 13 orë.
Kryeministri Edi Rama ishte prezent në aeroport teksa kishte organizuar edhe një ceremoni zyrtare për pritjen e Erdoganit.
Kjo vizitë e Erdoganit në këtë 17 janar përkon pikërisht me 554-vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.