Mbërrin në Tiranë trupi i nëntetares së vrarë në Letoni
Ka mbërritur në Tiranë trupi i pajetë i nëntetares Zarife Hasanjat, e cila ka humbur tragjikisht jetën gjatë një shpërthimi në bazën Adaze, në Letoni.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, shefi i shtabit të Forcave të Armatosura, miq dhe familjarë pritet që të jenë të paanshëm në dorëzimin e trupit.
Xhaçka më herët ka bërë një vizitë në familjen e nëntetares Hasanaj, pas kthimit të saj nga Letonia, për të ngushëlluar të afërmit.
“Dhimbja juaj është edhe e jona. Jeni pjese e familjes së madhe ushtarake. Do keni mbështetjen tonë për çdo nevojë. Ndarja nga jeta e Zarifes humbje e madhe për të gjithë ne”, ishte ngushëllimi që Xhaçka iu ka bërë të afërmeve të nëntetares që ka humbur jetën më 6 maj.
Zarife Hasanaj është shpallur “Dëshmor i atdheut”, pasi ka humbur jetën në krye të detyrës. Përpara se trupi i saj të nisej drejt Shqipërisë, në bazën Camp Adazi, në Letoni është zhvilluar një ceremoni lamtumire me pjesëmarrjen e 10 vendeve, pjesë e misionit “Enhanced Forward Presence”.
Ndërkohë që nesër ( e premte) në hollin e Pallatit të Kongreseve në orën 10:00 deri në 11:30 do të zhvillohen homazhet për nder të ushtarakes së Forcave të Armatosura dhe në 11:45 deri në 12: 30 ceremonia shtetërore me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të shtetit. /TCh/