Mbesa e Hakif Zejnullahut, Flloreta, viziton Thaçin, Veselin e tjerët në Hagë
Mbesa e heroit, Hakif Zejnullahu, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Floretë Zejnullahu, ka vizituar krerët e UÇK-së, në Hagë.
“Sot, bashkë me Babin ishim në vizitë te Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryetari Kadri Veseli. Aty takuam edhe Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Nasim Haradinajn dhe Hysni Gucatin”, ka shkruar deputetja Zejnullahu, në llogarinë e vet në “Facebook”.
Njoftimi i plotë i Zejnullahut:
Sot, bashkë me Babin ishim në vizitë te Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryetari Kadri Veseli. Aty takuam edhe Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Nasim Haradinajn dhe Hysni Gucatin.
Të gjithë ishin mirë me shëndet, plotë energji dhe të vendosur. Krenarë dhe të fortë!
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe e drejtë! Asnjë gjykatë në botë nuk mund ta rishkruajë historinë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe t’i shlyejë krimet kundër njerëzimit e gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë.
Të fala për të gjithë!
#LiriaKaEmër #UÇK