Mbështetën shenjëtarët Urata Rama dhe Drilon Ibrahimi

04 maj 2018 | 16:24

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Komunën e Vitisë për sportistët, Urata Rama dhe Drilon Ibrahimi.

Memorandumi u nënshkrua nga presidenti i KOK-ut, Besim Hasani dhe nënkryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu.

Në bazë të këtij memorandumi, të dy shenjëtarët që vijnë nga kjo komunë, do të financohen nga Komuna e Vitisë me nga 100 euro në muaj deri në fund të ciklit olimpik 2020. Komiteti Olimpik i Kosovës përmes Solidaritetit Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, u jep të dy sportistëve nga 150 dollarë në muaj, kurse nga buxheti i vet ndanë nga 100 euro tjera.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Punë të Jashtme nuk e ka miratuar Platformën…