Faeser ka thënë se tani ekzistojnë kontrolle në të gjitha pikat kufitare të Gjermanisë.
“Jemi jashtëzakonisht të vëmendshëm. Nëse mbështetësit e regjimit të Assadit tentojnë të ikin në Gjermani, ata duhen ta dinë që pak vende do t’i ndjekin më rreptë krimet e tyre sesa Gjermania. Kjo le t’i ndalojë nga tentimi”, ka thënë Faeser për gazetën.
Ndërkohë, në Gjermani është shumë aktual debati nëse rreth 1 milion refugjatët që janë strehuar në këtë vend duhet të shkojnë në vendlindje.
Shefi i sindikatës Verdi, Frank Werneke, është kundër kësaj ideje.
“Qoftë në sektorin e kujdesit, në spitale, në dërgim të postës, dhe në shumë profesione tjera, njerëzit që kanë ikur nga Siria, i ndihmojnë vendit që të funksionojë”.
Edhe Christiane Benner, shefe e sindikatës tjerër të punëtorëve, IG Metal, ka thënë se vendi ka nevojë për forcë punëtore prej jashtë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, aktualisht në Gjermani jetojnë 975,000 sirianë.
Zyra Federale për Migrantë dhe Refugjatë i ka pezulluar vendimet për azil për sirianët, për shkak të ndryshimit të situatës në Siri.
Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn ka sugjeruar ofrimin e 1.000 eurove për secilin sirian që dëshiron të kthehet në shtëpi.
Disa zyrtarë tjerë gjermanë e kanë kritikuar qëndrimin e tij.