![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/02/navalny.jpg)
Mbështetësit e Navalnyt ndryshojnë formën e protestës
Qytetarë dhe mbështetës të kryeopozitarit rus, Aleksei Navalni, protestuan në qytetet kryesore për lirimin e tij.
Në rrugët e Kremlinit dhe Shën-Pjetërburgut, të rinjtë e treguan solidaritetin e tyre duke mbajtur lart dritat e e ndezura të celularëve apo me qirinj në duar.
Kritikat e tyre i drejtoheshin pushtetit të presidentit Vladimir Putin dhe atij që ata e quajnë arrestim politik të Navalnit.
“Kam dalë në rrugë sepse represionit politik në Rusi duhet t’i vijë fundi. Nuk e mbështet diktaturën dhe tiraninë e Putinit që rri në pushtet prej 20 vitesh”, ka deklaruar specialisti.
“Dua të ndryshojnë forcat në Rusi, që Rusia të jetë më e lirë, për shembull, për sa i përket censurës.”, ka shtuar Darya Garnya, asistenti personal
Dita e diel përkoi me Shën Valentinin.
Në kryeqytet, në temperaturat -13 gradë Celsius, një zinxhri grash dhe vajzash ruse po ashtu denoncuan mbi 1 mijë shoqërimet policore gjatë protestave për Navalnin.
“Ne mbështetim lirinë e fjalës, të drejtën për ta shprehur lirisht opinionin qytetar. Kam qenë vetë se si policia në demonstrata i ka goditur dhe i ka shoqëruar gratë.” ka deklaruar studenti.
“Kundërshtoj regjimin ekzistues. Nuk më trembin shkopinjtë dhe arrestimet sepse kanë ekzistuar para meje e nuk kanë për të ikur as pas meje.”– shton ai.
Navalni u arrestua muajin e kaluar pas kthimit nga Gjermania, ku mori trajtim për helmimin me një substancë paralizuese që pretendohet se u krye me porosi të Moskës.
Ai thotë se janë politike akuzat që gjykata ka pranuar kundër tij për mashtrim dhe përvetësim të ardhurash./oranews/