Mbështetet projekti trajtimin e ujërave të zeza në Gjilan
Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, së bashku me drejtorët komunalë dhe drejtorin e kompanisë “Hidromorava”, Muhamet Suliqi, kanë pritur të martën në takim pune përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) dhe Bankës Investive Evropiane (BEI) në Kosovë, me të cilët kanë diskutuar për projektet e mëdha të infrastrukturës nëntokësore.
Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e BERZh-it dhe BIE-së kanë bërë me dije se janë të gatshëm për të mbështetur projektin e ndërtimit të impiantit për trajtimin e ujërave të zeza dhe kolektorëve të ujërave të zeza.
Ndërsa nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka falënderuar përfaqësuesit e BERZh-it dhe BIE-së në Kosovë për interesimin e tyre për të financuar këto projekte kapitale dhe tejet të rëndësishme për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Gjilanit.