Mbështetja e bizneseve të vogla, prioritet i komunës së Gjakovës
Ndër prioritetet kryesore të Komunës së Gjakovës është krijimi i lehtësirave për ndërmarrjet e vogla, në funksion të zhvillimit të tyre.
Kështu është thënë të mërkurën në konferencën informuese e cila është mbajtur në kuadër të Ditëve të Biznesit të Vogël 2019.
“Themelimi i Zyrës së AKB-së, investimet në infrastrukturë, rritja e subvencionimit të bizneseve nga viti në vit, janë disa nga elementet të cilat janë mbështetje dhe lehtësim për funksionimin e bizneseve në Gjakovë. Kjo konferencë u organizua nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës, konkretisht Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik”, ka njoftuar Komuna e Gjakovës.
Sipas këtij njoftimi, bizneset pjesëmarrëse kanë shfaqur edhe vështirësitë që janë duke hasur gjatë ushtrimit të veprimtarive të tyre, të cilat është thënë se do të adresohen tek institucionet relevante.
/Epoka e re/