Mbështetja ndaj Trumpit rritet pavarësisht akuzave

01 gusht 2023 | 11:13

Problemet me ligjin të Donald Trump nuk e kanë dëmtuar statusin e tij si kryesues i qartë për nominimin presidencial republikan në vitin 2024. Në fakt, akuzat penale vetëm sa e kanë forcuar pozitën e tij.

Ish-presidenti i ShBA-së është paditur dy herë në katër muajt e fundit – një herë në Nju Jork për krime të dyshuara financiare dhe një herë në një gjykatë federale me akuzat se ai ka keqpërdorur dokumente të ndjeshme qeveritare dhe ka penguar hetimin.

Ai mund të jetë në prag të një aktakuze të tretë, për përpjekje për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, dhe një të katërt në Xhorxhia për presion ndaj zyrtarëve shtetërorë për të ndryshuar humbjen e tij në vitin 2020 atje.

“BCC”-ja ka raportuar se përkundër gjithë kësaj, fushata e Trumpit jo vetëm që ka vazhduar e pandërprerë, por ka lulëzuar.

Një mesatare e sondazheve të opinionit nga 31 korriku tregon se ai ka një epërsi prej 37 pikësh ndaj rivalit të tij më të afërt, guvernatorit të Floridës, Ron DeSantis.

Në mes të shkurtit, epërsia e Trumpit ndaj DeSantisit në mesataren e sondazheve ishte vetëm dy pikë (41 për qind në 39 për qind).

Dhe që kur u ngrit aktakuza e parë në javën e parë të prillit – duke e bërë Trumpi ish-presidentin e parë të ShBA-së që përballet me akuza penale – në fakt është rritur.

Sipas mesatares së sondazheve, Trumpi ka qenë zgjedhja e parë e shumicës së votuesve republikanë që nga arrestimi i parë dhe paraqitja në gjykatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“OSK Brokers” SH.P.K. me NUI: 811995383 Prishtinë, shpall të pavlefshme…