MBËSHTETJE

11 nëntor 2024 | 00:33

Për iniciativën e shpalljes së “Shtepisë Muze të UÇK-së për Zonën Operative të Karadakut”, shtëpinë e Nue dhe Stane Gashit në fshatin Brus

Iniciativa e bashkëluftëtarit tim, ish-zëdhënësit të Shtabit të ZOK-ut, Ismet Sylejmani, për shpalljen e “Shtepisë Muze të UÇK për ZOK” është një hap i rëndësishëm për ruajtjen dhe pasqyrimin e historisë së Zonës Operative të Karadakut, për të edukuar brezat e ardhshëm dhe për të nderuar sakrificën e luftëtarëve të UÇK-së dhe mbi të gjitha për të nderuar heronjtë që dhanë jetën për çlirimin e vendit.
Kjo nismë është një mundësi për të dokumentuar një periudhë kyçe të historisë së Kosovës, në veçanti të anës sonë, Anamoravës.
Muzeu do të jetë një burim i rëndësishëm edukativ, ku qytetarët, studentët dhe vizitorët mund të kuptojnë më mirë zhvillimet që çuan në çlirimin dhe pavarësinë e atdheut tonë.
Edukimi përmes kujtesës historike është një mënyrë për të ndihmuar shoqërinë që të rritet e fortë dhe e ndershme dhe duke e dashur për ditë e më shumë vendin tonë, kur kuptojnë më thellë sakrificën e bijve dhe bijave të UÇK-së në luftën e armatosur për çlirimin e vendit tonë nga pushtuesi serb.

Me respekt
Selami Neziri
Njëri nga themeluesit e Shtabit të ZOK-ut
10.11.2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër vitet e fundit nën udhëheqjen e Qeverisë Kurti kanë…