Mbështetje e fuqishme nga Kodra e Trimave për Koalicionin për Familjen
29 janar 2025
| 11:05
Sonte, në Kodrën e Trimave u dëshmua edhe një herë mbështetja e madhe për familjen. Në tubimin e organizuar morën pjesë liderët e Koalicionit për Familjen, kandidatët për deputetë dhe përfaqësuesit e koalicionit, si dhe një numër i madh qytetarësh.
Ky tubim ishte një shprehje e qartë e vullnetit qytetar për të përkrahur vlerat familjare dhe programin e Koalicionit për Familjen. Pjesëmarrësit riafirmuan përkushtimin e tyre për një të ardhme më të sigurt dhe të qëndrueshme për familjet tona.
Drejtuesit e koalicionit, edhe njëherë, dëshmuan se programi i koalicionit është një program me vizion të qartë, i cili është i gjithëpërfshirë për çdo familje dhe thekson përkushtimin e madh për mbrojtjen e familjes dhe vlerave të saj.
Koalicioni për Familjen falënderon të gjithë qytetarët për mbështetjen dhe besimin e treguar.