Mbeshtetje e fuqishme për Koalicionin për Familjen në Rahovec: Halil Mullabazi, vëllai i Heroit Kombëtar të UÇK-së, Selajdin Mullabazi-Mici, bashkohet me kauzën

01 shkurt 2025 | 23:29

Rahoveci dëshmoi sonte një mbështetje të jashtëzakonshme për Koalicionin për Familjen, ku qytetarët u bashkuan në një tubim madhështor për të përkrahur vizionin e këtij koalicioni.

Një moment i veçantë i kësaj mbrëmjeje ishte prania dhe përkrahja publike e Halil Mullabazit, vëllait të Heroit Kombëtar të UÇK-së, Selajdin Mullabazi-Mici, i cili krah për krah me deputetin Visar Korenica shprehu angazhimin e tij për vlerat që mbrojnë familjen dhe kombin.

Ky akt mbështetjeje nuk është thjesht një vendim politik, por një qëndrim i fortë për vazhdimin e idealeve për të cilat heronjtë tanë dhanë jetën. Prania e Halil Mullabazit në këtë tubim është një dëshmi e qartë se Koalicioni për Familjen është zëri i atyre që besojnë në sakrificën, traditën dhe të ardhmen e shëndoshë të shoqërisë sonë.

Entuziazmi dhe përkushtimi i qytetarëve në Rahovec treguan se vala e përkrahjes për Koalicionin për Familjen po rritet çdo ditë e më shumë, duke u bërë forcë vendimtare për të ardhmen e Kosovës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Sokol Duraku, ekspert i ekonomisë Zyrtari Publik: 50% rritje…