Mbështetje e jashtëzakonshme për PDK-në Gjilan, Hamza: Më 9 shkurt, përfundon pritja edhe këtu!
04 shkurt 2025
| 19:09
“Mikpritje e jashtëzakonshme në sheshin e Gjilanit. Ky qytet me plot potencial, i cili është lënë në pritje të investimeve që disa vjet, ka vendosur për Kosovën që mundet ma mirë. Më 9 shkurt, përfundon pritja edhe këtu!”, ka shkruar në Facebook kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza.
Ai ka premtuar se Autostradën Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë do ta përfundojnë me të ardhur në pushtet.
“Stadiumin e qytetit, i cili ka mbetur punishte e hapur për shumë gjatë, do ta ndërtojmë. Edhe kampusin universitar “Kadri Zeka” do ta rregullojmë! Anamorava ka nevojë për punë dhe investime konkrete. Për #MaMirë për Gjilanin dhe Kosovën, votoni numrin 131”, ka shkruar Hamza.