Mbështetje e madhe për vizionin e PDK-së dhe kryeministrin Bedri Hamza nga veteranët
06 shkurt 2025
| 08:18
Kandidati për deputet nga PDK-ja, Elmi Reçica, ka theksuar mbështetjen e jashtëzakonshme për vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidatit për kryeminister Bedri Hamza, gjatë takimit me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dega Kaçanik.
“Në këtë takim, u dëshmua mbështetja e madhe për vizionin e PDK-së dhe kryeministrin në ardhje, Bedri Hamza. Veteranët e UÇK-së janë themeli i lirisë dhe sakrificës për shtetin tonë, mbeten frymëzim për ndërtimin e një Kosove më të fortë, më të drejtë dhe me më shumë mundësi për çdo qytetar”, ka deklaruar Reçica.