Mbështetje mbrojtjes së shtëpisë së shkrimtarit Ymer Elshani

06 shkurt 2022 | 17:18

Ymer Elshani (1948) është një shkrimtar i dalluar i Kosovës.

Ai shkroi poezi, poema, tregime, romane dhe pjesë teatrale. U mor edhe me kritikë letrare.

Forcat serbe e vranë në Poklekun e Vjetër të Drenasit më 17 prill 1999 së bashku me katër djemtë e tij: Ardianin 25 vjeç, Miranin 20 vjeç, Kujtimin 15 vjeç dhe Nderimin 10 vjeç.

Të njëjtat forca kriminale të Serbisë ia vranë edhe bashkëshorten, Nafijen, 45 vjeçare, si dhe nënën, Nailen, 75 vjeçare.

Plojës ndaj shkrimtarit Ymer Elshani dhe familjes së tij i ka shpëtuar vetëm e vajza, Teuta, njofton Epoka e re.
Tani Teuta Elshani synon ta shndërrojë shtëpinë e babait të saj në muze.
Për ta realizuar këtë nismë, ajo ka krijuar një fond online si dhe u është drejtuar për përkrahje institucionet lokale e qendrore të Kosovës.
Përkrahje znj. Elshani ka kërkuar edhe nga qytetarët e Kosovës si dhe bashkatdhetarët në mërgim.

Këtu është linku për të gjithë të interesuarit për të ofruar përkrahjen e tyre ndaj kësaj nisme:

https://gofund.me/bf67b5b0

Gazeta Epoka e re e mbështetë iniciativën e znj. Teuta Elshani për Mbrojtjen e Shtëpisë së shkrimtarit Ymer Elshani, si dëshmi e gjenocidit të kryer nga Serbia gjatë luftës në Kosovë dhe në nderim të tij dhe gjithë familjes së tij të vrarë nga forcat serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri australian Scott Morrison deklaroi se rihapja e kufijve të…