Mbështetje për talentët e rinj, FC Kosova Munchen dhe Besa e Pejës dakordohen për bashkëpunim
10 nëntor 2024
| 19:42
Presidenti i FC Kosovës München, Ilir Sinani, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me anëtarët e kryesisë së KF Besa Pejë, Ardet Zeka, Durim Sheremeti dhe Nehat Devolli, për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit dhe planifikimin e projekteve të përbashkëta për të ardhmen.
Ky takim u fokusua në mënyrat e shkëmbimit të përvojave dhe përforcimin e lidhjeve midis dy klubeve, duke synuar zhvillimin dhe mbështetjen e talentëve të rinj.
Takimi, i cili u mbajt në një frymë miqësore dhe konstruktive, është parë si një hap i rëndësishëm për të forcuar marrëdhëniet mes klubeve shqiptare jashtë dhe brenda vendit, si dhe për të promovuar kulturën e bashkëpunimit sportiv.