Mbesin pa ujë disa fshatra të Gjakovës për shkak të turbullirës

20 nëntor 2022 | 13:56

Gjendje e vështirë pas reshjeve të shiut është edhe në Komunën e Gjakovës, derisa probleme me ujë të pijes kanë disa fshatra në këtë komunë.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka njoftuar se si pasojë e situatës së krijuar nga të reshurat kanë problem me furnizim për banorët e fshatrave të Rekës së Keqe, të cilëve aktualisht iu është ndërprerë furnizimi me ujë.

“Po ashtu njoftojmë banorët e fshatit Gërqinë të cilët furnizohen përmes burimit vetanak për momentin uji nuk është i pijshëm si pasojë e turbullirës. Sigurojmë konsumatorët se ekipet e KRU ‘Gjakova’ janë mobilizuar që në orët e para të ditës në stabilizim të gjendjes”, ka njoftuar KRU “Gjakova”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Doganës së Kosovës Agron Llugaliu, gjatë javës së…