Mbesin pa ujë disa pjesë të Prishtinës
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtinë”, ka njoftuar se për shkak të goditjes së rrufesë në pajisjet e energjisë elektrike në stacionin e pompave në Batllavë dhe reshjeve të rrëmbyeshme në disa zona është destabilizuar furnizimi me ujë në disa pjesë të kryeqytetit.
Në njoftimin e KRU “Prishtina” thuhet se pa furnizim me ujë janë Kodra e Trimave në tërësi, rruga e ” Llapit”, rruga” Bajram Bahtiri” dhe zonat e tjera përreth.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë, 1 shtator – Si shkak i goditjes së rrufesë në pajisjet e energjisë elektrike në stacionin e pompave në Batllavë dhe reshjeve të rrëmbyeshme në disa zona është destabilizuar furnizimi me ujë në disa pjesë të kryeqytetit.
Pa furnizim me ujë janë Kodra e Trimave në tërësi, rruga e ” Llapit”, rruga” Bajram Bahtiri” dhe zonat e tjera përreth.
Ekipa e elektricistëve të KRU” Prishtina” është në vend ngjarje dhe po merren me sanimin e defektit të energjisë elektrike në SP Batllavë.
Po besojmë që shpejt do e sanojnë defektin.
Ju falënderojmë për mirëkuptim!