Mbesin pa ujë dy fshatra të Vushtrrisë

25 dhjetor 2024 | 17:20

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se fshatrat Bajskë dhe Dobërllukë të Vushtrrisë kanë mbetur pa ujë të pijes.

Arsye për këtë është pëlcitja e gypit kryesor furnizues, që gjendet në Bajskë.

Sipas kompanisë, pa ujë këta banorë do të mbesin deri nesër.

“Për shkak të pëlcitjes së gypit kryesor furnizues në fshatin Bajskë, fshati Bajskë dhe fshati Dobërllukë mbesin pa ujë të pijes deri nesër kur pritet të sanohet defekti”, ka njoftuar KRU “Mitrovica”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesën…