Mbesin veç edhe 44 kuti me zarfe nga diaspora për t’u numëruar, KQZ-ja del me njoftim

03 mars 2025 | 16:36

Deri në orën katër të pasdites, janë numëruar 143 nga 187 pakot me zarfa (vota) të dërguara me postë – ka njoftuar Komisioni Qendror Zgjedhor.

Këto zarfe, pritet të procedohen deri nesër dhe të nis numërimi i votave me kusht.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës. Deri të hënën, më 3 mars, në orën 16:00, në këtë qendër janë numëruar 143 nga 187 kuti të votimit që i takojnë votuesve nga komuna të ndryshme. Aktualisht, në proces të numërimit janë fletëvotime të ndara në kuti të votimit nga komunat Vushtrri, Junik, Ferizaj, Prizren, Shtime dhe Suharekë”, ka njoftuar KQZ-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në…